Pas një koncerti të mrekullueshëm mbrëmë në Tiranë sot, soprano me famë botërore, Elbenita Kajtazi, mori një telefonatë nga shtëpia operistike e Cyrihut për një shfaqje.
Elbenita nesër do të debutojë në këtë teatër prestigjioz, me rolin e Konteshës, nga opera Dasma e Figaros nga Mozart, shkruan albinfo.ch.
Kajtazi vazhdon angazhimet e saj artistike në skena të ndryshme evropiane, duke dëshmuar performancë të mrekullueshme. /Albinfo.ch
