Konsullata e Kosovës në Cyrih, në bashkëpunim me Ministrinë e Diasporës së Kosovës, për nder të festave të nëntorit ju fton në ekspozitën e radhës në kuadër të Ditëve të Kulturës.
Në këtë ekspozitë do të shfaqen veprat e Lebibe Topallit, si dhe Pranvera Sylejmanit.
Konsullata e Kosovës fton të gjithë të interesuarit që të marrin pjesë në këtë ekspozitë.
Më 16.11.2018, në ora 19:00, në Konsullatën e Kosovës në Cyrih, Eugen Huberstrasse 19 a.