Në Panairin e mbajtur në St. Gallen të Zvicrës me 24 janar, të veshur me veshjet popullore tradicionale shqiptare, përfaqësues nga kompania “Albanien Reisen”, kanë prezantuar imazhe fotografike të pikave turistike të zonave malore dhe bregdetare të Shqipërisë dhe Kosovës si dhe kanë ofruar për vizitorët informacione mbi kulturën shqiptare, shkruan albinfo.ch.
Vizitorët e shumtë zviceranë dhe të huaj janë njohur nga afër me këtë ekspozitë tradite, kulture dhe vlerash.
Po ashtu, sipas përfaqësuesve të Albanian Raisen, panairi i festave në St. Gallen ishte një sukses i plotë. “Njerëz të interesuar të panumërt janë informuar për Shqipërinë dhe Kosovën rreth udhëtimeve tona .”
Panairi tjetër do të mbahet në Cyrih me 31 janar në Fespo, Zvicër. Më shumë informata për panairin në linkun në vijim:Fespo 2020



