Një ekspozitë në të cilën do të shfaqen 50 fotografi do të mbahet me datë 20 gusht të këtij viti prej orës 19:00.
Njoftimin në lidhje me ekspozitën e ka bërë fotografi Visar Kryeziu.
Kjo ekspozitë do të mbahet për nderë të 50 vjetorit të qytetit Opfikon- Glattbrug të Cyrihut.
Projekti i ekspozitës është përkrahur dhe financuar nga Komuna e Opfikon ndërsa bashkëpuntore e këtij projekti është edhe Kryetarja e Kuvendit të Opfikonit, Qendresa Sadriu.