Për nder të 12-vjetorit të pavarësisë së Kosovës, Konsullata e Përgjithshme e Kosovës në Nju-Jork hapi ekspozitën “Një ekspozitë miqësie”, në të cilën piktoret Barbara Hamel dhe Dhimitra Çano prezantuan disa nga veprat e tyre më të veçanta.
Më këtë rast Konsullja e Përgjithshme e Kosovës në Nju-Jork, Teuta Sahatqija, deklaroi se emri i kësaj ekspozite lidhet drejtpërdrejt me ndihmën që SHBA-ja i ka dhuruar Kosovës ndër vite.