Shoqata “Brezi ynë” nga Cyrihu organizon për herë të dytë në Zvicër një ekspozitë me vepra të artistëve pamorë nga Zvicra dhe nga hapësirat shqiptare në Ballkan. Ekspozita e këtij viti koincidon me Ditën Ndërkombëtare të Gruas, 8 marsin, kështu që ajo i kushtohet temës mbi gruan në shoqërinë tonë.
Ekspozita zhvillohet nën moton: “Vajza, jo nuse. Mädchen, keine Bräute. Girls, not Brides”, shkruan albinfo.ch.
Ekspozitën e hapim së bashku me artistet Conny Wagner, Aida Sinani, Nurie Emrullau dhe Kolovajza (Gjina dhe Besi Berisha) thuhet në ftesën që anëtaret e kryesisë së shoqatës: Linda Arifi, Nicole Kurmann, Teuta Merturi dhe Fiona Krasniqi ia drejtojnë publikut artdashës.
Hapja e ekspozitës bëhet më 8 mars, në orën 18.00 ndërsa mbyllet më 17 mars 2018. Ajo mund të vizitohet: nga e mërkura deri të shtunën nga ora 12 deri 21 dhe të dielën nga ora 12 deri në orën 18.
Disa nga pikturat mund të blihen në vendin e ekspozimit, dhe ato janë të shënuara. Ka po ashtu posterët e të gjitha pikturave janë në shitje.
Në organizim po ashtu të shoqatës “Brezi ynë” është edhe koncerti i këngëtares Fatime Kosumi, të njohur me emrin artistik “ANDRRA”, që mbahet më 10 mars dhe After Party me ODA (në bashkorganizim me DUYAKA, shkruan albinfo.ch. Tickets: https://andrra.eventbrite.com
Ndërsa më 11 mars 2018 do të mbahet edhe një workshop (punëtori), i udhëhequr nga Hamit Zeqiri, udhëheqës i FABIA, Lucern dhe president i KOFI.
Aktivitetet mbahen në adresën: Photobastei 2.0, Sihlquai 125, 8005 Zürich (kati i tretë).
Partner medial është albinfo.ch.