Në korrik, eksportet nga Zvicra, të përshtatura për numrin e ditëve të punës, janë rritur për 7.9% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar kur ishin 17.7 miliardë franga. Në terma realë, ato regjistrojnë një rritje deri 2.4%.
Në krahasim me muajin qershor të vitit 2016, eksportet sezonale janë rritur me 3.5%. Tendenca pozitive që filloi në mes të 2015-ës vazhdon, raporton Administrata Federale e Doganave (FCA) të martën në një deklaratë.
Nga dhjetë grupet kryesore të mallrave, shtatë kanë regjistruar një rritje ku fusha e industrisë së orëve (e treta më e madhe) u tkurr me 5.9%. Sektori i produkteve kimike dhe farmaceutike shënojnë një rritje si në eksporte asht edhe në importe.
Importet zvicerane janë rritur deri në 11.8% për 14.8 miliardë franga zvicerane. Bilanci tregtar mbyll llogarinë me një tepricë prej 2.9 miliardë.