Orët luksoze zvicerane janë sërish të kërkuara jashtë vendit. Siç bën të ditur organizata e industrisë zvicerane të orëve, eksporti i këtyre orëve gjatë muajit gusht ka arritur në 1.4 miliard franga që shënon një rritje prej 4.2 për qind në krahasim me muajin e njëjtë të një viti më parë, shkruan srf.ch
Prodhuesit e orëve njoftojnë se shifrat e eksportit në këtë industri, që nga fillimi i vitit kanë treguar një trend të vazhdueshëm të rikuperimit dhe të rritjes. Dhe, kjo rritje po ndodh vetëm në saje të suksesit që po shënon shitja e orëve luksoze.
Eksporti i orëve me çmime më të ulëta se 200 franga, në të kundërtën, gjatë muajit gusht ka shënuar rënie.