Gruri i Ukrainës ka filluar të eksportohet përmes Kroacisë, pasi portet e saja në Detin e Zi janë bllokuar për shkak të luftës me Rusinë, ka njoftuar zëvendëskryeministrja e parë dhe ministrja e Ekonomisë ukrainase, Julija Sviridenko, gjatë një takimi me kryeministrin kroat, Andrej Plenkoviq.
“Gruri ukrainas ka filluar të eksportohet përmes porteve kroate. Ne jemi mirënjohës për këtë mundësi. Kjo rrugë tregtare, edhe pse e kufizuar, është tashmë e njohur. Ne jemi gati ta zhvillojmë atë duke zgjeruar mundësitë e korridorit të transportit. Ne besojmë se kjo logjistikë, rruga do të luajë një rol të rëndësishëm në tregtinë dypalëshe midis vendeve tona edhe pas luftës”, ka thënë ajo.
Mediat ndërkombëtare kanë raportuar se në takim ata diskutuan gjithashtu rëndësinë e zgjidhjes së përbashkët të çështjes së kufizimeve në eksportet ukrainase, ndërsa në takim u ngrit edhe çështja e përshpejtimit të lokalizimit të prodhimit të pajisjeve për heqjen e minave, shkruan albinfo.ch.