Skip to content

Ekspertiza thotë se Gecaj ka varur veten

Siç bëjnë të ditur agjencitë dhe mediet zvicerane online, hetimet mjekoligjore kanë nxjerrë përfundimin se Dedë Gecaj ka bërë vetëvrasje duke u varur në qeli me rrobat e tij personale. Këtë njoftim e ka dhënë sot për medie gjyqtari hetues i lëndës. Ai po ashtu ka konfirmuar se i ndjeri Gecaj nuk ka lënë ndonjë […]

Siç bëjnë të ditur agjencitë dhe mediet zvicerane online, hetimet mjekoligjore kanë nxjerrë përfundimin se Dedë Gecaj ka bërë vetëvrasje duke u varur në qeli me rrobat e tij personale.

Këtë njoftim e ka dhënë sot për medie gjyqtari hetues i lëndës. Ai po ashtu ka konfirmuar se i ndjeri Gecaj nuk ka lënë ndonjë letër që do të zbulonte motivet e vetëvrasjes.

Ndërkohë njoftohet se autoritetet e kantonit të Thurgaut, të cilat kishin marrë përsipër të bënin ekspertizën e jashtme, të pavarur mjekoligjore ende nuk e kanë dhënë mendimin e tyre përfundimtar. Ekspertiza në fjalë do të duhej të konstatonte nëse kushtet e mbajtjes në burg do të kenë ndikuar në hapin e ndërmarrë të Gecajt.