Arban Domi, eksperti shqiptar në fushën e virologjisë në SHBA, në një intervistë për “Zërin e Amerikës” tregon rreth zhvillimit të një vaksine kundër koronavirusit dhe simptomave të këtij virusi.
Domi ka disa vjet përvojë në këtë fushë dhe është drejtor i Departamentit për Zhvillimin e Vaksinave pranë një firme bioteknologjike në Atlanta të Xhorxhias, transmeton albinfo.ch.
Ai tregoi se përhapja e këtij virusi kinez është relativisht e madhe sa për vaksionimin e saj duhen minimum disa muaj, që do t’i rezistojë koronavirusit në mënyrë që të mposhtet.
Domi punon prej vitesh në fushën e virologjisë. Ai thotë se është detyra e punonjësve të shëndetit publik që të njohin simptomat e koronavirusit të ri për të sensibilizuar njerëzit.
Për më shumë video më poshtë:
https://www.facebook.com/zeriamerikes/videos/119513219480945/