Ekspertit shqiptar të ekonomisë në Zvicër, Bledi Yzeiraj, i është dorëzuar çmimi “Ambasador i Kombit”.
Një shembull i mirintegrimit në shoqërinë zvicerane, aktualisht ai menaxhon Projektin e Riskut dhe Kontrollit të Financave në një nga kompaninë më prestigjioze në Zvicër.
“Më parë ka qenë i angazhuar si asistent shkencor dhe pedagog në Departamentin e financave dhe llogarive në Universitetin e Shkencave të Aplikuara në Zvicrën Perëndimore”, ka shkruar ministri i Diasporës, Pandeli Majko, në Facebook.