Duke pasur parasysh numrin e lartë të rasteve të koronës në shkollat britanike, një ekspert paralajmëron mundësinë që shumica e fëmijëve do të jenë në dimër ose tashmë janë, të infektuar me virus.
“Unë mendoj se shumica do të infektohen gjatë gjashtë muajve” është shprehur eksperti i shëndetit publik Azeem Majeed nga Kolegji Imperial në Londër për agjencinë gjermane të shtypit DPA.
Që nga fundi i pushimeve shkollore në Angli, numri i fëmijëve të infektuar nga 5 deri në 14 vjeç është rritur jashtëzakonisht shumë, transmeton albinfo.ch. Incidenca është më shumë se dy herë më e lartë se në grupmoshat e tjera, siç mund të shihet edhe nga një vlerësim i gazetës Financial Times.
Mbretëria e Bashkuar kohët e fundit ka filluar vaksinimin e fëmijëve nga 12 deri në 15 vjeç. “Do të ishte më mirë të fillonim edhe më herët”, ka thënë Majeed. “Ne u vonuam në krahasim me vendet e tjera evropiane”.
Në Britaninë e Madhe, numri i rasteve të koronës është ende shumë i lartë në përgjithësi. Incidenca është ulur në rreth 300 për një kohë të gjatë.
Në Angli, kufizimet janë hequr pothuajse plotësisht që nga mesi i korrikut, përcjell albinfo.ch. Në pjesët e tjera të Mbretërisë së Bashkuar zbatohen rregulla të ngjashme, por atje vihet më shumë theksi në detyrimin për të mbajtur maskë.