Ndaj deklaratës së kryeministres serbe, Ana Bërnabiq, për të cilën u raportua se tha se në Kosovë ka zyrtarë shtetërorë “që kanë dalë prej malit”, ka reaguar edhe eksperti amerikan i politikës, Alon Ben-Meir.
Ai ka postuar disa fotografi të Nënës Terezë, Majlinda Kelmendit, Dua Lipës, Rita Orës, Granit Xhakës, dhe duke iu referuar deklaratës së saj, tha se tashmë bota e di kush janë shqiptarët. “Turp për ty”, ka shkruar po ashtu ai.
https://www.facebook.com/ABenMeir/posts/10156902206001201
Në një postim paraprak në facebook, Ben Meir e kishte cilësuar raciste këtë deklaratë.
“Është zhgënjyese të shohësh politikanët e rinj serbë në Beograd me të njejtin diskurs politik si regjimi i Millosheviqit. Federica Mogherini duhet të reagojë”, ka shkruar ai.
Lidhur me këtë rast ka reaguar edhe Bashkimi Europian.