Ekspertët e shëndetësisë thonë se numri i infeksioneve të reja me variantin shumë ngjitës Omicron ka arritur kulmin në Zvicër.
Virginie Masserey e Zyrës Federale të Shëndetit Publik tha se vala e fundit e infeksioneve po ngecte në një nivel të lartë, ndërsa një numër i konsiderueshëm rastesh mbetën të pazbuluara, pavarësisht deri në 100,000 teste çdo ditë.
Numri i pacientëve me Covid në kujdesin intensiv ka mbetur i qëndrueshëm gjatë javëve të fundit, tha ajo në një konferencë shtypi të martën, përcjell albinfo.ch.