Kolektorët diellorë janë gjithnjë e më të kërkuar në treg. Një firmë vendore në Maqedoni ka punësuar 14 punëtorë dhe prodhon 500 kolektorë në muaj.
Kompania “Kamel Solar” do të përfitojë nga përvoja e ekspertëve zviceranë për një prodhim më konkurrues në treg.
Zvicerani Peter Gilter ka vlerësuar tashmë gjendjen në këtë ndërmarrje.
“Po punojmë në strategjinë e marketingut. Tani është koha për t’u fokusuar në marketing dhe promovim për të rritur shitjen.”, tha eksperti zviceran, Peter Gilter.
Qeveria zvicerane ka ndërmend të dërgojë më shumë ekspertë në Maqedoni, transmetojnë lajmin mediat në Shkup.
“Zvicra ka vendosur të mbështesë dhjetë kompani të Maqedonisë përmes shkëmbimit të përvojave nga ekspertët zviceranë. Këto firma do të jenë në gjendje për të përmirësuar shërbimet e tyre dhe për të krijuar vende të reja pune, “tha Stefano Lazaroto, ambasadori i Zvicrës në Maqedoni.
Në thirrjen e Qeverisë së Maqedonisë se mund të shfrytëzohen falas shërbimet e ekspertëve të jashtëm janë paraqitur një total prej 98 firmave. Po ashtu deri më tani janë paraqitur 30 ekspertë të huaj.