Ky reportazh vë në pah se si në mëngjes, në heshtje, në disa stacione të shërbimit në Lausanne ose në Gjenevë, punëtorët pa dokumente punësohen dita-ditës nga punëdhënësit e paskrupullt, të cilët rekrutojnë punë krahu me rroga shumë të ulëta dhe në kushte të mjera.
Emisioni «Temps présent» i transmetuar mbrëmë në Radio Televizionin Zviceran (TSR) ka hetuar për situatën e mjerë e këtyre punëtorëve të ashtuquajtur «pa letra», të shfrytëzuar dhe të paketuar me dhjetëra në studiot e qyteteve zvicerane.
Ekremi, punëtor qe 20 vjet në Zvicër, dëshmon për vështirësitë me të cilat ballafaqohet në përditshmërinë e tij.
Por, ky emision trajton gjithashtu temën e punës në të zezë, për pasojat që rezultojnë, për situatën e familjeve të varfra në Kosovë (dy familje në vend dëshmojnë), për përfitimet e sipërmarrësve, si dhe për përkushtimin e shtetit për këtë çështje.
Në vijim, emisioni në fjalë: