Normat zero të interesit, të vendosura nga Banka Kombëtare Zvicerane (SNB) në qershor 2025, pritet të mbeten të pandryshuara për disa vitet e ardhshme, transmeton albinfo.ch.
Kjo është sipas ekspertëve në institutin kërkimor BAK Economics, të cilët besojnë se banka qendrore “do të ketë pak hapësirë për të manovruar në vitet e ardhshme”.
“Norma bazë e interesit e SNB mbetet në zero dhe asgjë nuk do të ndryshojë së shpejti”, tha Claude Maurer, kryeekonomisti i BAK. “Parashikimet tona shtrihen deri në fund të vitit 2027, por në këtë fazë, ne parashikojmë katër deri në pesë vjet të tjera me normën që mbetet e pandryshuar”.
Kjo do të thotë që konsumatorët zviceranë do të vazhdojnë të përfitojnë në shumë mënyra.