“Economiesuisse“është pak më optimiste se më parë në parashikimet për zhvillimin e ekonomisë zvicerane. Kriza nga frangu i fortë është kapërcyer në masë të madhe.
Gjithashtu në saje të veprimit vendimtar të kompanive, por shpesh në kurriz të punëtorëve.
Ekspertët besojnë tani në vitin aktual do të ketë rritje të Produktit të Brendshëm Bruto prej 1.3 për qind.
Deri më tani kishin parashikuar një rritje prej 1.2 për qind.
Rritja e ekonomisë zvicerane do të rritet më pak këtë vit si pasojë e frangut të fortë. Vitin e ardhshëm ekonomia zvicerane duhet pastaj rritet sipas ekspert ëve pak më shpejtë me 1.7 për qind, përcjell albinfo.ch.
Arsyeja që ka bërëEeconomiesuisse më optimiste në vlerësimin e ekonomisë zvicerane është kapërcimi në masë të madhe I krizës nga frangu i fortë që nga heqja e normës minimale në raport me euron. Për këtë kanë kontribuar edhe kompanitë zvicerane.
“Economiesuisse” pret më shumë investime. Sinjale pozitive shohin ekspertët ekonomikë edhe në turizëm. Edhe pse industria hoteliere në Zvicër pritet të rimëkëmbet ndjeshëm sërish vetëm në vitin 2018, por tendenca në rënie ka arritur në sektorin e turizmit.
Ekspertët e “Eeconomiesuisse” nga ana tjetër shohin performancën relativisht të dobët të ekonomisë globale.