U përfol shumë eklipsi i fundit diellor për pamjen spektakulare, që u vërejt edhe në Zvicër, përcjell albinfo.ch.
Thuhet se nga Zvicra fenomeni u pa me një përqindje errësimi të yllit prej rreth 20-25%, e cila arriti maksimumin rreth orës 12:15.
Pamje e qartë u vërjet në zonën e Siberisë, në Rusi, ku diametri diellor i mbuluar arriti në 80%.
Takimi me eklipsin e pjesshëm të radhës do të bëhet vetëm pas katër vjetësh, ndërsa për të vëzhguar një total duhet të presim deri në vitin 2081.