Për herë të parë, ekipi shqiptar Deçiq ka fituar titullin e kampionit të Malit të Zi në futboll.
Ekipi nga Tuzi, Deçiqi të shtunën triumfoi 1:0 në udhëtim ndaj Sutjeskës dhe siguroi titullin.
Një xhiro pa përfunduar stinori i ka 67 pikë, gjashtë më tepër se Buduçnosti që zë vendin e dytë dhe Mornari që është i treti. Darko Bozhoviq realizoi golin e fitores për Deçiqin në minutën e 32-të.
https://www.instagram.com/p/C7H6VB5ix4H/