Egzon Maliqaj në pranverën e këtij viti debutoi në boksin Profesional.
Në sfidë e katërt dhe të fundit të vitit 2018, boksieri 27 vjeçar, fitoi përballë kundërshtarit të tij ukrainas, Roman Zichenko, njofton albinfo.ch.
Boksieri shqiptar e dominoi lojën dhe në përfundim të raundit të katërt, fillim të raundit të pestë, ukrainasi Zichenko e dorëzoi luftën, fitimtarë doli boksierit shqiptar Maliqaj.
Përballja Maliqaj – Zinchenko ishte edhe ndeshja e parë turneut të mirënjohur të boksit, Boxing Day që çdo vit mbahet në Bern, në Grand Casino.
Këtë meç e përcolli edhe gazetari i albinfo.ch, i akredituar nga ana e organizatorëve.

