Ai ka pasur sukses me klubi kuqezi, ku ka fituar çdo trofe të mundshëm, ndërsa në garat evropiane ka luajtur në 11 ndeshje.
Kontrata me FK Shkëndija i skadoi në fund të vitit dhe tani karriera e tij do të vazhdojë te klubi suedez.
“Jam shumë i lumtur jam pjesë e HIF. Është një klub me kushte të mira dhe tifozë të mirë. Do të jap gjithçka që kam dhe shpresoj t’i kënaqim tifozët me ndeshje të mira”, ka thënë 26 vjeçari.
Trajneri i tij do të jetë ish mbrojtësi i njohur Olof Mellberg, që ka luajtur te Juventusi, shkruan telegrafi, përcjell albinfo.ch