“Shërbimi civil nuk rrezikon personelin aktual ushtarak, ose ato të planifikuara për zhvillimin e ushtrisë”, kanë thënë të premten shërbimet e Parlamentit. Komisioni propozon njëzëri të shuhet iniciativa parlamentare e Këshilltarit nacional, Edi Engelberger, (PLR / NW) që daton nga 2010. Në këtë iniciativë kërkohet që mundësia për të aplikuar për shërbimin civil në momentin e rekrutimit të kufizohet.
Komiteti gjithashtu hodhi poshtë njëzëri mocionin e Corina Eichenberger (PLR / AG), e cila kërkonte që shërbimi civil të jetë 1. 8 më i gjatë (aktualisht kundrejt 1.5) se shërbimi ushtarak.
Në raportin e tij të tretë në fund të qershorit për këtë çështje, Këshilli Federal konsideron se nuk kemi të bëjmë me një “gjakderdhje të personelin ushtarak”, ashtu siç thonë parlamentarë të krahut të djathtë. Në vitin 2012 dhe 2013, pranimet në shërbimin civil kanë arritur në 5139 dhe 5423.