Futbollisti i përfaqësueses së Kosovës, Edon Zhegrova, ka nisur një kapitull të ri në karrierën e tij duke iu bashkuar gjigantit italian Juventus.
Kryeministri Edi Rama e uroi atë përmes një postimi në “Facebook”, ku shkroi: “Ec aty shqipe”, duke e shoqëruar me një videomontazh të lojtarit me shqiponjën në sfond.
Vetëm pak ditë më parë, Rama i kishte dhuruar Zhegrovës edhe pasaportën shqiptare, të cilën futbollisti e publikoi me krenari në rrjetet sociale duke shkruar: “Krenar që jam shqiptar”.