Edon Zhegrova, futbollisti i ri i Kosovës i repartit sulmues, edhe zyrtarisht është bërë pjesë e klubit zviceran, FC Basel-it, njofton albinfo.ch.
Zhegrova në Bazel është huazuar nga Genk-u, deri në fund të sezonit 2019/20, me opsion blerjeje.
“Jam i emocionuar që jam pjesë e këtij ekipi, ekipit më të madh në Zvicër. Unë dua të jap më të mirën që klubi të fitojë ndeshje. E kam zgjedhur këtë ekip, sepse këtu kanë luajtur lojtarë mjaft të mëdhenj. Është një mundësi e madhe të luaj këtu”, ka thënë Edon Zhegrova në deklaratën e parë për ekipin e FC Basel-it.
Ai ka thënë se të parin e ka takuar Albian Ajetin, që edhe ai vjen nga vendi i tij, pra nga Kosova, ndërsa të tjerët do t’i takojë në stërvitjen e parë.
Zhegrova do ta mbajë numrin 30 te FC Basel-i.