Në Cyrih të Zvicrës ëshë hapur një ekspozitë e veçantë. Edon Muhaxheri, ka hapur ekspozitë në Zvicër me Alfabetin dhe Helvetikën Shqipe.
Në Galerinë e Artit Peyer, Muhaxheri ka sjellë Bredhin – Naum Bredhin, apo Naum Veqilharxhin, i cili ishte kundër çdo forme të dominimit ndërkombëtar ndër shqiptarët. Ai kësisoj kishte ardhur me idenë e një alfabeti unik për një gjuhë unike, shkruan Kultplus, përcjell Albinfo.ch
Në galeri gjithandej është shpalosur ky alfabet, alfabeti i harruar Vithkuq.
“U mahnita me kreativitetin e Naum Veqilharxhit. U shokova me faktin që askush nuk flet për këtë pasuri kombëtare. Fillova punën për identifikimin e shkronjave origjinale shqipe dhe zbërthimin e tyre në elemente tipografike – thjeshtëzimin deri në realizimin e tij përmes lëvizjeve më të thjeshta të dorës” tregon Muhaxheri.
Ekspozita e tij ka ardhur në Kosovë, më pas në Washington dhe tash edhe në Zvicër.


