Sukseseve të shqiptarëve në botë i bashkohet edhe Edita, e cila jeton dhe vepron në Amerikë.
Shqiptarja Edita Kolgeci mori diplomën e tretë në Departamentin e Juridikut në Universitetin “Wake Forest”, në Karolinën e Veriut, SHBA, shkruan albinfo.ch.
Në fakt, për të mjafton dëshira dhe vullneti për të arritur realizimin e ëndrrave në destinacionin e duhur.
Pavarësisht moshës së re, Edita ka arritur të diplomojë tri herë në fushën e Juridikut.
Ajo është studente briliante në shtetin amerikan dhe ka “rrëmbyer” tre tituj me afat rekord. /Albinfo.ch
