Ka një kohë që për këngëtaren zvicerane me prejardhje shqiptare, Edita Abdieski nuk dëgjohej shumë.
Në vitin 2010 ajo pati zënë vendin e parë në spektaklin e njohur gjerman të muzikës “X Factor” dhe pas kësaj kishte pasur disa suksese në skenën muzikore gjermane, të cilës i takon prej disa vitesh.
Por, suksesi më i fundit i saj nuk i takon muzikës. Ai ka të bëjë me fillimin e një pune të re dhe atraktive. Pra Edita ka gjetur një “punë ëndrrash”, është bërë bartëse e imazhit të Long beach Hotel në ishullin e njohur për turizëm të kategorisë së lartë, në Mauricius.
“Kur jam në plazh më lindin idetë më të mira”, thotë ajo. Dhe kjo i bie se Edita e shfrytëzon më së miri pozicionin e saj të ri në ishull, për të punuar në muzikë.
Fundja, ajo tash është në vluun e punës për albumin e saj të tretë, i cili duhet të publikohet nga fundi i vitit.