Granit Xhaka u transferua nga Arsenali në verën e vitit të kaluar në Bayer Leverkusen.
Pakkush kishte menduar se do të thyenin dominimin e Bayernit.
Por, një gjë e tillë ndodhi. Bayern Leverkusen përfundoi madje garat në Gjermani pa asnjë humbje.
Meritë të madhe ka mesfushori shqiptar, Granit Xhaka. Me të Bayer Leverkusen fitoi titullin e parë, derisa sonte fitoi Kupën e Gjermanisë, pikërisht me golin e Xhakës ndaj Kaiserlautern 1:0, shkruan tutje albinfo.ch.
Leverkusen ishte edhe në finale të Ligës së Evropës, ku pësuan nga Atalanta, që ishte humbja e vetme në të gjitha garat për skuadrën gjermane.
Xhaka ka zhvilluar një edicion të jashtëzakonshëm, duke qenë njëri nga lojtarët kyç dhe më meritorët për sukseset e Leverkusenit.