Para pak minutash, kryeministrit i Shqipërisë, Edi Rama, nga kryeqyteti i Maqedonisë së Veriut ka komentuar mospranimin e ftesës për takim nga ana e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, përcjell albinfo.ch.
Rama në një konferencë për media, së bashku me kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaqevski, ka thënë se shpreson se Kurti nuk e ka harruar Kanunin, pasi edhe hasmit (armikut) i hapet dera.
“Kur të shkoj në Kosovë, kam akoma shpresë se Albini nuk e ka harruar Kanunin që kur të vjen në shtëpi, edhe hasmit i hapet dera dhe është e ndaluar që ta nxjerrësh deri kur ai të mbarojë fjalën”.
Rama më herët përmes një postimi në Facebook ka bërë të ditur se Shqipëria ka nënshkruar 13 marrëveshjet e planifikuara në mes të saj dhe Qeverisë së Kosovës, marrëveshje që planifikoheshin të nënshkruheshin në mbledhjen e 14 qershorit.
“Mbetem me shpresë se pas heqjes së merakut të shprehur publikisht nga kryeministri Kurti për qytetarët e penguar të përfitojnë nga 13 marrëveshjet, do të kemi edhe konfirmimin e takimit me Albinin sot pasdite”, ka shkruar Kurti.