Florian Kamberi ishte në mes të një zgjedhjeje për tri Kombëtaret: Zvicra, Kosova apo Shqipëria. Por, futbollisti anësor duket se ka zgjedhur kuqezinjtë, përcjell albinfo.ch.
Familjarët e Kamberit kanë thënë se Kosova nuk kishte interesim për të, derisa mes Zvicrës e Shqipërisë ka zgjedhur ngjyrat kuqezi.
Gjithsesi, zyrtarët e Federatës së Futbollit të Kosovës kanë thënë se ishin interesuar për Kamberin, por po prisnin përgjigjen përfundimtare nga ai.
Mediat shqiptare raportojnë se edhe Zvicra ka reaguar dhe Vladimir Petkoviq e dëshiron në ekipin e tij.
Sidoqoftë, kjo ka pak gjasa të ndodhë, për shkak se ai tanimë ka bërë zgjedhjen e tij.
Kamberi mund t’i bashkohet Shqipërisë në ndeshjet e nëntorit ndaj Andorrës dhe Francës.