Pushtimi i Ukrainës nga ana e Rusisë ka bërë që shumë shtete të vendosin sanksione kundër Rusisë, pjesë e kësaj “fushate” sanksionesh i është bashkuar edhe kanali YouTube.
YouTube ka pezulluar shumë kanale ruse, duke përfshirë këtu edhe mediat e financuara nga shteti, nga gjenerimmi i të ardhurave nga shërbimi video, raporton Al Jazeera.
“Në dritën e rrethanave të jashtëzakonshme në Ukrainë, ne po i pezullojmë një numër kanalesh për të fituar para nga YouTube, duke përfshirë këtu disa kanale ruse të lidhura me sanksionet e fundit”, thotë Youtube.
Në anën tjetër, edhe platforma të tjera të rrjeteve sociale kanë aplikuar masa të ngjashme ndaj Rusisë.