Sot kanë festuar të gjithë shqiptarët në mbarë trojet shqiptare dhe anekënd botës, dhe festa nuk kishte si të mungonte edhe në Ulqin, shkruan albinfo.ch.
Kryetari i kësaj komune, Nazif Cungu, ka njoftuar për një aktivitet që është zhvilluar për nder të Ditës së Flamurit.
“Ulqini i përfundoi festimet për Ditën e Flamurit, siç i ka hije trevës sonë patriotike, me një program të shkëlqyer artistik të pasur me këngë, valle dhe aktrime. Ky program qendror me pjesë të bukura folklorike është gjithashtu dëshmi i qëndrueshmërisë së popullit tonë për të ruajtur identitetin dhe trashëgiminë kombëtare. Në këtë aktivitet ne përshëndetëm edhe diasporën tonë duke shprehur mirënjohjen për kontributin që ka dhënë dhe duke i bërë thirrje që të kthehet në vendlindje”, ka shkruar Cungu në rrjetet sociale.

