Edhe të dielën po vazhdojnë pritjet e gjata të qytetarëve në pikë kalimet kufitare me Serbinë, për të dalë nga Kosova.
Sipas të dhënave të orës 13:00 të Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar, në Merdare kolona e automjeteve për të dalë nga Kosova është disa kilometra e gjatë, ndërsa pritjet shkojnë deri në pesë deri gjashtë orë. Për të hyrë nga Serbia në këtë pikë kalim kufitar, pritjet janë deri në dhjetë minuta, ndërsa kolona vetëm 50 metra e gjatë.
Ndërsa në pikë kalimet tjera kufitare ka fluks më të ulët. Në Mutivodë pritjet për të dalë janë deri në 30 minuta, kurse te Dheu i Bardhë 20 minuta.
Në pikë kalimet e tjera kufitare me Serbinë dhe vendet e tjera përreth nuk ka pritje përcjell Albinfo.ch.
Kufiri #Merdare: pritja është 5 deri 6 orë për të dalur nga #Kosova. #RrugëTëMbarë pic.twitter.com/lcxJuHRsv4
— National Center for Border Management – Kosovo🇽🇰 (@MPBQKMK) August 25, 2019