Mërgimtarë të shumtë edhe sot kanë ateruar në Kosovë për të marrë pjesë në zgjedhjet që po mbahen sot, transmeton albinfo.ch.
Zyrtarët nga ASHNA-ja bëjnë me dije se vetëm sot, deri në orën 13:00, në aeroportin e Prishtinës kanë arritur gjithsej 950 persona.
Vlen të theksohet se ditëve të fundit ka pasur fluks të madh të mërgimtarëve në aeroportin e Prishtinës. /Albinfo.ch