Në bazë të një studimi të ri, studiuesit britanikë rekomandojnë që rregullat e koronës duhet të mbahen edhe në meset me shkallë të lartë vaksinimi.
“Masat e vazhdueshme për të frenuar përhapjen e koronavirusit, siç janë mbajtja e maskave, mbajtja e distancës dhe testimi, vazhdojnë të mbeten të rëndësishme, edhe kur kemi të bëjmë me personat e vaksinuar”.
Kështu ka shkruar bashkëautorja e një studimi të botuar të enjten në revistën “Lancet Infectious Diseases”, Anika Singanayagam nga Imperial Kollege, Londër, transmeton albinfo.ch
Gjithashtu është treguar se imuniteti i personave të vaksinuar ulet pas disa muajsh.
Studiuesit, për këtë arsye u rekomandojnë urgjentisht personave të pavaksinuar që të vaksinohen kundër Covid-19 ndërsa atyre që janë tashmë të vaksinuar të marrin ofertat për vaksinime përforcuese (vaksinën e tretë).