Këngëtarja e famshme botërore me origjinë nga Kosova, Dua Lipa, edhe pak orë do të performojë para publikut austriak, në Vjenë, ku shumë të pranishëm do të jenë shqiptarë me banim në Austri, shkruan albinfo.at.
Siç ka raportuar ditë më parë albinfo.at, këngëtarja Lipa do të performojë më 23 maj, nga ora 20:00, në sallën qendrore të Vjenës (Wiener Stadthalle), me një kapacitet prej 16 mijë vetash.
Dua Lipa zakonisht shquhet për shfaqjet e saj mbresëlënëse, u prezantua me sukses në turneun në shtetin e Gjermanisë para publikut të Berlinit, Hamburgut, Köln-it dhe Mynih-ut dhe para disa dite në Cyrih të Zvicrës.
Sot, Dua Lipa do të sjellë albumin e fundit “Future Nostalgia” dhe do të këndojë të gjitha hitet e saj, mes një publiku mes 16 mijë personash. /Albinfo.at