Florent Hadërgjonaj, mbrojtësi shqiptar që luan për Zvicrën U21 ka lënë ekipin zviceran të Yong Boys për të kaluar në Bundesligën gjermane, shkruan albinfo.ch.
22vjeçari ka firmosur një kontratë 4vjeçare me Ingolstadt, dhe lajmi jepet nga të dyja klubet në faqet zyrtare, ndërkohë që shifrat e marrëveshjes nuk bëhen të ditura.
Lojtari i linjës së djathtë është aktivizuar me zviceranët në 71 ndeshje, 60 prej të cilave si titullar. Ai ftohet zakonisht në Përfaqësuesen e Zvicrës, derisa për të ardhmen ende nuk ka vendosur.
Kështu sezonin e ri në kampionatin gjerman do të kemi edhe një futbollist më shumë shqiptar, kurse në vitet e fundit kanë qenë të shumtë shqiptarët që kanë luajtur në këtë ligë.