Keida Gara ka rrëmbyer medaljen e artë në Bled Golden Microphone, e cila është mbajtur në Slloveni.
Bled Golden Microphone është garë ndërkombëtare e këndimit për fëmijë, adoleshentë e të rritur.
Për medaljen kanë njoftuar përmes Facebookut edhe familjarët e Keidas.
“Keida rrëmbeu medaljen e artë në Bled Golden Microphone në Slloveni. Kjo pa dyshim është talenti i saj me të lindur, por edhe i mësueses Arta Haziri-Nuhiu, për përkushtimin ndaj nxënësve. Nën moton “Mollëkuqet gjithmonë fitojnë”, këto vajza nesër i sjellin Kosovës çmime ndërkombëtare”, thuhet në njoftimin e Valentina Garës.