Erza Muminoviq ka fituar medaljen e bronztë të botës në Kampionatin Botëror të Juniorëve (U-21), që po mbahet në Olbia të Italisë, njofton Komiteti Olimpik i Kosovës, transmeton Albinfo.ch.
Në përgjithësi, xhudistja kosovare fitoi katër luftëra, ndërsa raundin e parë e kishte kaluar pa luftë.
Humbjen e vetme e pësoi në gjysmëfinale.
KOK përgëzon suksesin madhështor të Erzës dhe gjithë komunitetit të xhudos.