Këngëtarja shqitare, Ava Max, me punën e saj po tregon aftësi se mund të arrijë që t’i prekë të gjitha skenat ndërkombëtare.
E gjitha filloi kur kënga “Sweet but psycho” u bë këngë e preferuar për publikun.
Sot Ava Max ka njoftuar se fotografia e saj është shfaqur në një poster të madh në njërin nga vendet më të njohura në të gjithë botën, ajo e “Time Square” në Nju-Jork.
Këngëtarja shqiptare, e cila po prek skenat ndërkombëtare, Ava Max, gjatë ditës së sotme ka treguar:
“A është ky realitet?! Në mes të Times Square?! ÇFARË! Faleminderit për gjithë dashurinë Spotify … e keni bërë vajzën tuaj të qajë! Ju dua të gjithëve shumë”, ka shkruar këngëtarja në foton e publikuar në Instagram.
