Ka vdekur të enjten edhe një i sëmurë nga virusi H1N1 në Klinikën Infektive të QKUK, në Prishtinë.
Dr. Shemsedin Dreshaj i ka thënë RTK.së se pacienti ka pasur probleme të mëhershme kronike si dhe ka ardhur me vonesë në Klinikën Infektive.
“Ka ndodhur gjatë ditës se djeshme rreth orës 16:45 minuta. Bëhet fjalë për një burrë 40 vjeçar, i cili më herët ka qenë i sëmurë prej bronkitit kronik, ka pasur mbi peshë dhe 7 ditë është trajtuar si gjendje gripoze në shtëpi, ditën e tetë referohet tek ne dhe brenda 24 orëve përfundon me vdekje edhe përkundër përpjekjeve maksimale me të gjitha kushtet e mundshme”, tha dr. Dreshaj.
Ndërsa, dy persona të tjerë të identifikuar me virusin H1N1, janë në gjendje të rëndë shëndetësore, tha Dr. Dreshaj:
“Në Klinikën Infektive, dy janë në gjendje të rëndë, pra, të dy janë me respirator. Të dytë janë me sëmundje kronicionare, pra, bëhët fjalë për njërin i cili më herët ka pasur tuberkuloz dhe tani ka të dyjat sëbashku”.
Meqenëse simptomat e gripit H1N1 janë të ngjashme më ato të gripit sezoanl. Dr.Dreshaj u bënë thirrje pacientëve që sa më herët të paraqiten te mjeku më i afërt për ekzaminin.