Futbollisti shqiptar, Ermir Lenjani, ka marrë vendimin për t’u tërhequr nga Kombëtarja pas 10 vjetësh që ka veshur fanellën kuqezi.
Lajmin e ka dhënë Federata Shqiptare e Futbollit, e cila bën të ditur se Lenjani largohet pasi ka përjetuar emocione të shumta.
Mbrojtësi i majtë ishte pjesë e Kombëtares shqiptare në “Euro 2016” në Francë dhe me ëndrrën e realizuar largohet kryelartë mes falënderimeve, thekson FSHF.
Lenjani u është bashkuar Klaus Gjasulës dhe Sokol Cikalleshit, që pak javë më parë u tërhoqën nga Kombëtarja.