Gjykata Speciale ka thirrur Rilind Berishën, Zyrtarin e Ministrisë së Drejtësisë.
Ai me anë të një postimi në rrjetin social Facebook, ka thënë se një ftesë të tillë e ka pranuar para dy javësh.
“Të nderuar miq, me datë 18.07.2019 kam marrë ftesën ma të befasishme në jetën time. Më 5 gusht duhet të paraqitem para Gjykatës Speciale në Hagë”, ka shkruar ai në Facebook, transmeton Klan Kosova.
Ai madje ka thënë edhe se nuk e di arsyen e ftesës.
“Nuk e di arsyen për të cilën do të intervistohem, nëse veç mund ta përdorim termin arsye për këtë gjykatë krejtësisht të paarsyeshme”, ka shtuar ai.
Sipas mediave kosovare, në kohën e luftës, Berisha ka qenë vetëm 8 vjeç.