Ambasadorët e Bashkimit Europian kanë rënë dakord të premten se shtetasit e Mbretërisë së Bashkuar duhet të kenë qasje të lirë në bllok, edhe në rastin e një Brexit-i pa marrëveshje.
Propozimi i Këshillit Europian u ofron britanikëve qasje pa viza në zonën Shengen, e cila përbëhet nga 26 shtete anëtare të BE-së për një periudhë prej 90 ditësh.
“Duke pasur parasysh afërsinë gjeografike, lidhjet ekonomike, nivelin e tregtisë dhe lëvizjeve afatshkurtra të personave midis BE-së dhe MB-së, udhëtimi pa viza do t’i lehtësonte të gjitha këto çështje, duke sjellë kështu përfitime për bllokun”.
Këshilli Europian tha se rregullat e BE-së deklarojnë se liberalizimi i vizave jepet me kusht të reciprocitetit, shkruan euronews, përcjell albinfo.ch.
Gjithashtu, edhe zyrtarë të Mbretërisë së Bashkuar kanë deklaruar se nuk e kanë ndërmend të kërkojnë viza për shtetasit e Bashkimit Europian.