Artikulli i revistës zvicerane “Weltwoche”, për shqiptarët, duke marrë si shembull Loredanën ka shkaktuar shumë reagime.
Në shkrim thuhet për reperen se në tekstet e këngëve të saj del si një kukull që transmeton gjithë paragjykimet, klishetë dhe stereotipat që qarkullojnë kundër shqiptarëve në shoqërinë zvicerane.
Gjithashtu i etiketuar ka qenë edhe burri i saj, Mozzik, duke thënë se gjatë kohës kur jetonte në Ferizaj, me siguri shikonte ëndrra si çdo burrë i zakonshëm shqiptar, me një Mercedes dhe një nuse të bukur në ulësen pranë shoferit duke ecur nëpër botën e të pasurve, ndërsa bagazhi ishte plot me para.
Por, pas gjithë këtyre reagimeve të fundit, edhe Mozzik, ka reaguar në “Instagram”. Ai ka publikuar një foto ku tregon se hiti më i ri me Loredanën, “Romeo & Juliet” ka kapur vendin e dytë si më i shituri në të gjithë Gjermaninë dhe krahas postimit shkruan:
“Maspari, krenar qe jom Shqiptar. Pastaj edhe n’shtetin Gjerman nuk po mungon perkrahja. Së bashku me gruan Loredana kapëm vendin e dyte ne gjithe Gjermanine per shitjen e kenges “Romeo&Juliet”. Faleminderit të gjithëve”, është shkrimi origjinal i reperit shqiptar, përcjell albinfo.ch.
