Përveç Kosovës edhe mjekët nga Shqipëria po ikin drejt vendeve perëndimore për të punuar, ku kushtet janë shumë më të mira, dhe pagesa është shumë më e mirë.
“Vitin e kaluar u larguan 156 mjekë, kur Fakulteti i Mjekësisë diplomoi 244, prej të cilëve 34 janë të specializuar. Zënë vendin e parë reanimatorët-anestezistë, obsetër-gjinekologët, kardiologët, ortopedët”, ka thënë doktori Fatmir Brahimaj, drejtor i Urdhrit të Mjekut, raporton “TCH.
Mjekët largohet për të pasur karrierë më të mirë dhe për shkak të pagës, çka i shtynë ata drejt Evropës Perëndimore, përcjell albinfo.ch.
“Rroga është shkaku kryesor, janë të vogla. Pastaj theksojnë se vuajnë tërësisht krizën e besimit midis publikut dhe bluzave të bardha. Tregojnë Kodin Penal që i kërcënon në çdo moment”, thotë Brahimaj.