Vetëm pak javë pasi e prezantoi opsionin për sondazhe në Instagram, Facebooku e ka “huazuar” këtë opsion edhe për vete.
Rrjeti më i madh social me veçorinë e re ia mundëson përdoruesve të krijojnë pyetësorë me dy përgjigje për miqtë dhe ndjekësit që mund të votojnë.
Ky opsion është i njëjtë me veçorinë e Instagramit.
Si shtesë e këtij opsioni është se mund të postoni foto ose GIF-a për secilin opsion të përgjigjes. Më e rëndësishme, sondazhet s’janë anonime, andaj mund të votoni dhe personi tjetër që voton do të shohë përgjigjen.