Rita Ora dhe Dua Lipa nuk janë të vetmet shqiptare në ceremoninë e sivjetme të MTV EMA 2017.
Përpos nominimeve të tyre dhe udhëheqjes së ceremonisë që do të bëhet nga Rita Ora, i nominuar në një kategori do të jetë edhe kantautori shqiptar Ermal Meta.
Meta është nominuar për kategorinë “Vepra më e mirë italiane”.
Artisti për këtë çmim do të garojë me emra të njohur si Fabri Fibra, Francesco Gabbani, Thegiornalisti dhe Tiziano Ferro.
Meta në të kaluarën ishte pjesëmarrës i suksesshëm edhe i festivalit të njohur italian “Sanremo”.
Ceremonia e sivjetme e MTV EMA 2017 do të mbahet më 12 nëntor.